Albin Kurti është shprehur I gatshëm për të biseduar me serbët dhe për të gjetur zgjidhje, por sipas tij e gjitha duhet të vijë duke respektuar së pari kushtetutën. Në Forumim “Globsec 2023” në Bratisllavë të Sllovakisë, kreu qeveritar e mbrojti punën e Policisë së Kosovës, ndërkaq nënvizoi se nuk mund të qëndrojë vet në zyrë të kryeministrit dhe t’iu thotë kryetarëve të zgjedhur në katër komunat veriore të mos shkojnë në zyrat e tyre.