Top News – Vuçiç provokon hapur/ Poston hartën e Kosovës me flamurin serb
19/03/2021 12:31

Presidenti serb Aleksandar Vucic shkaktoi reagime të menjëhershme me veprimin e fundit, për të cilin duket ka qenë mëse i ndërgjegjshëm. Ai publikoi një hartë të Kosovës, të mbuluar me flamurin serb. Postimi ngjalli menjëherë zemëratë në mesin e shqiptarëve, të cilët nisën pa humbur kohë një fushatë për heqjen e saj nga Instagrami. Aktivisti Shpend Lila reagoi ashpër duke kërkuar që të raportohet postimi i presidentit serb. “Unë luftoj shumë për të drejtën dhe njerëzit e mi. S’kam asgjë kundër njerëzve të pafajshëm. Kemi heq shumë. Kjo është e papranueshme dhe e pavërtetë. Ju lutem ta raportoni në Instagram”, ka shkruar ai. foton e publikuar ne llogarinë e tij personale në Instagram, Vucic e shoqëronte me komenti” “Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 marsi të ndodhë përsëri”. Shtatëmbëdhjetë vjetori i asaj që cilësohet prej Beogradit si dhunë e motivuar etnikisht ndaj serbëve në Kosovë më 17 dhe 18 mars 2004 u shënua me një përkujtimore në Teatrin Kombëtar në Beograd të mërkurën. Eventi, i titulluar “Dita e Përkujtimit më 17 mars 2004 – Masakër në Kosovë dhe Metohi”, u transmetua drejtpërdrejt dhe në të morën pjesë vetëm dy persona – presidenti Vuçiç dhe Ministrja serbe e Punës, Punësimin, Veteranëve dhe Çështjet Sociale, Darija Kisic Tepavcevic.Trazirat shpërthyen pesë vjet pasi forcat serbe u tërhoqën nga Kosova në fund të luftës 1998-1999, në mes të tensioneve të shtuara nga vrasja e një të riu serb dhe mbytja e tre djemve shqiptarë. Sipas një raporti të OSBE-së, 19 njerëz u vranë atëherë, 11 shqiptarë të Kosovës e tetë serbë.

Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10