Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili përfaqëson Luginën e Preshevës, ka ngritur shqetësimin të shtunën nga Shkodra për “shtypjen e shqiptarëve në Serbi nga regjimi i Presidentit Vuçiç dhe pozitën e vështirë të shqiptarëve atje.” Kamberi ka komentuar edhe nismën e “Open Balkan”, për të cilën është shprehur se “nuk mund të vazhdojë, përsa kohë Kosova është e përjashtuar”.