Top News – Vuçiç për vaksinat/ Gati t`i shpërndajmë në Kosovë
28/12/2020 20:06

Aleksandar Vuçic deklaroi se Serbia do të vazhdojë të kujdeset për “popullin e saj në Kosovë” dhe se është e gatshme që të dërgojë ilaçe dhe vaksina edhe për shqiptarët. Sipas presidentit serb, dërgesa e vaksinave në veri të Kosovës, nga ana e Beogradit, nuk përbën shkelje të marrëveshjes së Brukselit.“Askujt as nuk duhet t’i shkojë në mendje që të sulmojë dikë që ndan ilaçe”, u shpreh ai. Vucic njoftoi po ashtu se Serbia do të bëjë investime të reja në Graçanicë dhe Mitrovicën e Veriut. Nisja e vaksinimit të popullatës në veri të Kosovës kundër COVID-19, me vaksina të dërguara nga shteti serb, ka nxitur reagime në Kosovë. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, deklaroi se hyrja ilegale në Kosovë e disa produkteve farmaceutike nga Serbia “përbën shkelje flagrante të Marrëveshjes për Vulat Doganore dhe asaj për Njohjen Reciproke të Certifikatave Farmaceutike”. Këto ujdi, Kosova dhe Serbia i kanë arritur në vitin 2015 në kuadër të dialogut teknik.Qeveria në detyrë e Kosovës ka thënë se nuk ka asnjë të dhënë nga Dogana dhe nga Policia Kufitare, se në Kosovë kanë hyrë vaksina të tilla. Sistemi shëndetësor në komunat me shumicë serbe në Kosovë funksionon brenda sistemit serb. REL mwsoi se vaksinat nuk kanë hyrë në Kosovë përmes Entit të Shëndetit Publik, i cili funksionon brenda sistemit serb në veri.Sw fundi, kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi “shprehen shqetësimin” lidhur me hyrjen ilegale të vaksinës kundër koronavirusit të ri në Kosovë, “pa procedura të rregullta importi apo donacione për produkte medicinale, tw cilave nuk dihet as origjina”.Kjo sjellje e Republikës së Serbisë u konsiderua e papranueshme dhe institucionet e Kosovës kanë iniciuar veprimet e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këto veprime”, thuhet në njoftimin për media nga zyra e Hotit, pasi ai zhvilloi një bisedë telefonike me komisionarin e Bashkimit Evropian, Oliver Harhelyi.Më herët gjatë së hënës, nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se kanë nisur hetimet lidhur me hyrjen e vaksinave kundër koronavirusit në komunat në veri të Kosovës.

Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10