Top News – Vuçiç-Është shkelur kushtetuta/ Qeveria e Kosovës duhet të kishte dy ministra serbë
23/03/2021 15:59

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se fakti që serbët nuk kanë marrë dy pozita ministrore në qeverinë e re të Kosovës është një “mesazh i keq”. Kjo, sipas tij, përbën “shkelje flagrante të Kushtetutës së Kosovës”. Në përbërjen e qeverisë së re të Kosovës, për Listën Serbe, është ndarë udhëheqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim. Kushtetuta e Kosovës parashikon një ministër nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet tjera jo-shumicë. Nëse qeveria ka më shumë se 12 ministri, siç është rasti me kabinetin e ri, Kushtetuta e Kosovës thotë se ajo duhet të ketë një ministër të tretë për të përfaqësuar komunitetet jo-shumicë në Kosovë. Përveç ministrit nga komuniteti serb, qeveria e re e Kosovës ka dy ministra nga komunitetet e tjera jo-shumicë. Ministër për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka, kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, dhe ministër i Administrimit të Pushteti Lokal, Elbert Krasniqi, nga radhët e komunitetit egjiptian. Emilija Rexhepi nga komuniteti boshnjak është emëruar zëvendëskryeministre për Çështje të Pakicave dhe Të Drejtat e Njeriut. Për ndarjen e ministrive për komunitetet jo-shumicë ka reaguar edhe subjekti më i madh politik i serbëve të Kosovës, Lista Serbe. Depteti i këtij subjekti politik, Igor Simiq, tha se qeveria Kurti nuk do ta ketë mbështetjen e tyre. Sipas tij, Listës Serbe i takojnë dy ministri, meqenëse, ajo i ka 11 deputetë. Simiq tha se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje. Në zgjedhjet e 14 shkurtit që janë mbajtur në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi 50.28 për qind të votave apo 58 vende të kuvendit. Partia Demokratike e Kosovës ka 19 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka tetë deputetë. Nga komunitetet, Lista Serbe i ka fituar të dhjetë vendet e garantuara; dy ulëse i ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës dhe nga një vendepartitë e tjera të pakicave.

Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10