Top News – Vriten dy policë bullgarë / Autobusi me emigrantë i ‘mori para’, tentuan ta ndalnin
25/08/2022 12:17

Dy oficerë të policisë bullgare u vranë mëngjesin e së enjtes pasi u përpoqën të ndalonin një autobus me emigrantë që kishte hyrë ilegalisht në vend, tha një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme bullgare. Incidenti ndodhi në orën 5 të mëngjesit në qytetin Burgas pasi autobusi refuzoi të ndalej në dy pika të njëpasnjëshme të policisë kufitare, u tha gazetarëve Stanimir Stanev. Autobusi me targa turke po transportonte 47 emigrantë, kombësia e të cilëve nuk bëhet e ditur. Autobusi kishte hyrë në një zonë të banuar kur oficerët e policisë me automjetin e tyre u ndalën përballë rrugës që ndodhej përpara tij. Autobusi goditi automjetin e policisë dhe më pas kaloi sipër tij para se të përplasej me një stacion autobusësh. Dy efektivët që ndodheshin në makinë mbetën të vrarë në vendngjarje. Nuk raportohet për të lënduar të tjerë ndërsa autoritetet njoftuan se ka nisur hetimi për rastin. Deri më tani, nuk është ngritur asnjë akuzë kundër shoferit, por prokurori i qarkut Georgi Chinev, i quajti veprimet e shoferit "të vetëdijshme dhe të qëllimshme". Bullgaria, një vend ballkanik me 7 milionë banorë, ndodhet në një prej rrugëve kryesore për emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afganistani për në Evropë. Vetëm një numër i vogël i tyre planifikojnë të qëndrojnë në anëtarin më të varfër të BE-së, porse e përdorin atë si një korridor transiti në rrugën e tyre drejt perëndimit.

Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31