Policia greke ka vënë në pranga Izbi Çaushin, 38-vjeçarin e dyshuar si ekzekutori i një shtetasi grek të njohur me pseudonimin "Amerikani" Arrestimi i Çaushit u bë gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës në zonën e Kallamatës. Për të njëjtën vepër penale është arrestuar më herët edhe Aleksandër Kota,22 vjeç.