Top News- Vrasje mafioze, apo një vetëvrasje!/Misteri që mbulon ngjarjen me 13 litra benzinë
07/02/2022 18:29

Ngjarja për të cilën që në fillim u dyshua si ishte një vrasje mafioze, e më pas u deklarua si një vetësakrifikim është nën hetim intensiv nga Policia. Kjo e fundit nuk është fort e bindur në vetëflijimin e 32 vjeçarit, ndaj ka kërkuar të identifikojë disa të dhëna të tjera, duke marrë për referencë pamje të mundshme filmike. Viktima Armand Mici mund të jetë vrarë nga ndonjë person dhe më pas mund të jetë djegur ne makinën e tij të tipit Passat për të ngritur alibinë e një vetëflijimi, por edhe zhdukje të gjurmëve. Sipas autoriteteve, dyshohet se viktima është thirrur nga disa pesona të paidentifikuar për të shkuar në vendin ku u gjend i shkrumbuar me një pasi prej 13 litrash benzinë. Sasia e lëndës djegëse u konfirmua edhe nga punonjësi i karbuantit, ku viktima ndaloi përpara se të gjendej i vdekur. E gjitha u zbulua nga kamerat e sigurisë të cilat ndodhen edhe në pikën e karbuantit por edhe përgjatë rrugës që përshoi i riu deri në Krrabë. I pyetur nga grupi hetimor, në lidhje me veprimet e 32 vjecarit në momentin që bleu benzinës, punonjësi i karbuantit tha se ai nuk dukej i dyshimtë dhe se veprimet e tij ishin mëse normale. Ndërsa shtoi se, e ka pyetur viktimën pse i duhej një sasi kaq e madhe me benzinë në bidon, ndërsa 32 vjeçari i është përgjigjur se e kishte lënë makina në Krrabë, pra në vendin ku u gjet pa jetë, ndërsa në kamerat e karburantit shfaqet me makinën në pronësi të tij. Një tjetër pikë dyshimi është sesi dhe përse viktima u gjet i vdekur në sediljet e pasme të automjetit. Grupi hetimor, i cili ka marrë në ngarkim këtë ngjarje, po punon pa ndalur për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje që më shumë ka gjasa të jetë një vrasje sesa vetëvrasje, përmes djegies me benzinë.

Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20
Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12
Top Channel/ Procesi për vrasësin e Nikuljat, portugezi Saraiva kërkon ti shpëtojë burgut
10/11 20:08
Top Channel/ Strasburgu: Arrestimi i Belerit, i ligjshëm! Shkelje me afatet e paraburgimit
10/11 20:04
Top Channel/ Bien kreditë me probleme në banka, pranë nivelit më të ulët në 19 vite
10/11 20:02
Top Channel/ Asambleja e PS të shtunën, Veliaj kërkon të marrë pjesë, letër SPAK
10/11 19:59
Top Channel/ Ambasadorja e BE bën bashkë Gjiknurin dhe Bylykbashin: Dialog për Zgjedhoren
10/11 19:57
Top News–Tashës së TikTokut i bie të fikët/OSHEE i ndërpret energjinë: Kam paguar të gjitha faturat
10/11 19:55
Top Channel/ Rama nga Parisi: Radikalët nxitën dhunë! Synojmë të mbyllim negociatat brenda 2027
10/11 19:53
Top Channel/ Ligj për mbrojtjen e protestuesve, gati “kundërmasat” për paditë abuzive
10/11 19:51
Top Channel/ Forumi i Paqes/Rama nga Parisi flet për protestat:Opozita pas të rinjve të radikalizuar
10/11 19:30
Top Channel/Aksident në hyrje të Sarandës, makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital
10/11 19:27