Top News – Vrasja makabër që tronditi Greqinë/ Hetuesit, hetimet tek të liruarit nga burgu
23/05/2021 11:07

Kanë kaluar rreth 2 javë nga vrasja mizore e 20-vjeçares Karolina në Greqi dhe ende nuk ka emra të grabitësve që u futën brenda banesës së saj. Mediat greke raportojnë se hetuesit grekë janë fokusuar tek burgjet e vendit, dhe kryesisht duke kërkuar informacion për të dënuarit që kanë përfunduar dënimet dhe kanë dalë nga qelia së fundmi. Policia greke është duke kërkuar për ata të burgosur që kanë qenë të dënuar për grabitje, vrasje, grabitje me dhunë apo grabitje me pasojë vrasjen. Dhe target-grupi ku janë fokusuar më së shumti autoritetet, janë grupet kriminale gjeorgjiane në Greqi. Mediat greke, duke iu referuar burimeve policore, raportojnë se mënyra si veprojnë grupet gjeorgjiane është e ashpër dhe mizore. Për këtë arsye ka dyshime që grabitja e parave në banesën e 20-vjeçares Karolina, që përfundoi me vrasjen e kësaj të fundit, të jetë kryer nga gjeorgjianë. Por të marrësh informacione për mafian gjeorgjiane, sipas shtypit grek, nuk do të jetë e lehtë pasi anëtarët e kësaj bande udhëhiqen nga fshehtësia dhe besnikëria mes njëri-tjetrit. Krimi i rëndë tronditi opinionin publik grek, kjo edhe për faktin se 20-vjeçarja ishte vrarë pranë foshnjes së saj 8-muajshe ndërsa bashkëshorti i Karolinës ishte lidhur gjatë grabitjes. Edhe pse autorët morën paratë, hetuesit grekë nuk arrijnë të kuptojnë përse grabitja duhet të përfundonte me vrasje. Për këtë arsye, të gjitha pistat hetimore janë të hapura.

Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10