Një gjykatë e mbështetur nga Kombet e Bashkuara shpalli fajtor një anëtar të grupit Hezbollah, për komplotin e vrasjes së ish-kryeministrin të Libanit, Rafik al-Hariri më 2005 në Bejrut. Gjykata liroi tre persona të tjerë të akuzuar si bashkëpunëtorë për shkak të provave të pamjaftueshme.