Top Channel/ Çfarë është korridori E1 në lindje të Jeruzalemit, përse e do me ngulm Izraeli!
21/08/2025 11:15

Një Breg Perëndimor i ndarë në dy pjesë: Nga njëra anë, një territor që bashkon Jerusalemin Lindor me koloninë e Maale Adumim, në skajet e Shkretëtirës Judeane, dhe një hapësirë tjetër që ndan rajonin e Ramallahut nga ai i Betlehemit. Ky është i ashtëquajturi blloku E1 (East 1), korridori kontrovers i projektuar që në vitet 1990 në lindje të Jerusalemit, por që duket vetëm tani po mendohet të vihet realisht në jetë. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej afërsisht 12 kilometrash katrorë në të cilën, sipas planeve të qeverisë izraelite, do të ndërtohen mbi 3,400 njësi banimi për kolonët hebrenj. Qëllimi është të parandalohet në mënyrë efektive krijimi i një zone të gjerë metropolitane mes Ramallahut dhe Betlehemit, e cila të mund të kthehej në kryeqendrën e një shteti të ardhshëm palestinez. Izraeli duket kërkon ta parandalojë një gjë të tillë. Në vend të kësaj, zona do të popullohej nga dhjetëra mijëra kolonë të cilët do t'u bashkoheshin afërsisht 40,000 banorëve që tashmë jetojnë në vendbanimin e Maale Adumim. Interesi strategjik i Izraelit është i qartë, me mbështetësit e qeverisë që theksojnë hapur qëllimin e operacionit: të parandalojnë përfundimisht krijimin e një shteti palestinez, duke minuar kështu propozimin kryesor të bashkësisë ndërkombëtare, atë të “zgjidhjes me dy shtete”, që pretendohet të garantojë një bashkëjetesë paqësore mes Izraelit dhe Palestinës. Projekti u bllokua në vitin 2012 për shkak të presionit të madh ndërkombëtar që u ushtrua mbi qeverinë e atërhershme të Benjamin Netanyahut, teksa u pa si një kërcënim real për procesin e paqes. Tani, ajën po njerëz pranë Netanyahut që e rikthejnë idenë, përfshirë Ministrin e Financave Bezalel Smotrich, i cili njoftoi dritën jeshile për vendbanimin e ri. Vendbanimet janë komunitete të banuara nga qytetarë izraelitë në territoret palestineze të pushtuara në mënyrë të paligjshme që nga Lufta Gjashtëditore e vitit 1967.

Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48