Ekzekutimi i Pashko Ujkës është kryer nga një vrasës profesionist, kjo për faktin se ai nuk ka lënë asnjë gjurmë. Ato, të cilat më pas do të çonin në identifikimin e tij. Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se deri më tani nuk janë zbuluar element të cilët do të ndihmonin këta të fundit për zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se atentatori, që mund të ketë vepruar i vetëm, e ka survejuar shënestrën e tij prej ditësh.