Kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha iu bën thirrje të gjithë shqiptarëve të Malit të Zi të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Basha thekson se përmes votës së tyre për partitë shqiptare, ata mund të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre dhe të garantojnë një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.