Shtatë vende evropiane që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian janë reshtuar pwrkrah vendeve tw Bllokut në sanksionet e vendosura ndaj Bjellorusisë, si përgjigje ndaj goditjes brutale të protestave pro-demokracisë, të shkaktuara nga zgjedhjet e diskutueshme presidenciale në gusht. Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në një deklaratë tha se shtatë vendet përfshijnë kandidatët e Bashkimit Evropian Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Shqipërinë, si dhe Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Ukrainën.