Ballkani Perëndimor vijon të jetë në agjendën e Bashkimit Europian, në kushtet kur agresioni rus në Ukrainë vijon dhe frika për destabilizim të rajonit është shtuar. Në të tilla kushte, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mësohet se më 19 shtator do të zhvillojë një takim me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, tha zëdhënësi Eric Mamer.