Quhet Big John dhe është një triceratop që ka jetuar më shumë se 66 milionë vite më parë: skeleti i tij i fosilizuar do të dalë në ankand në paris më 21 tetor. Shtëpia e ankandeve që e ka nxjerrë atë në shitje, parashikon të marrë të paktën një milionë e gjysmë euro.