Top News – Vladimir Putin si Millosheviçi /Si u kthye Ukraina në ‘Kosovën e re’ të Europës
26/02/2022 16:37

Kryeministri britanik, Boris Johnson, vetëm pak ditë më parë, theksoi në parlament, analogjinë e frikshme që ekziston mes Vladimir Putin dhe Sllobodan Millosheviç. Edhe pse, në rreth tre dekdada distancë kohore, veprimet e ndërmarra nga Putin dhe Millosheviç apo edhe mënyra sesi erdhën në pushtet, ngrenë disa paralele dhe analogji të pashmangshme. Që të dy fillimisht nuk u zgjodhën me votat e qytetarëve. Putin u emërua kryeministër në shtator 1999 nga presidenti rus Boris Yeltsin. Kur Jelcin dha dorëheqjen muaj më vonë, Putin u bë president në detyrë. Rruga politike e Millosheviçit filloi në vitin 1986 kur ai u emërua në krye të Partisë Komuniste Serbe. Mandati i hershëm i secilit lider u shënua nga shfrytëzimi i një konflikti etnik: në rastin e Millosheviqit, Kosova; në atë të Putinit, Çeçeni. Të dy themeluan pseudodemokraci me media shtetërore të kontrolluara fort dhe parti të dobëta opozitare. Të dy e forcuan legjitimitetin e tyre me tubime masive, pro regjimit. Të dy përdorën organizata rinore patriotike. Putin dhe Millosheviç, të dy qeverisnin shoqëri në të cilat institucionet ishin të dobëta, korrupsioni i përhapur, sundimi i ligjit mungonte dhe shërbimet e sigurisë ishin të fuqizuara politikisht. Presidenti rus i quante njerëzit e armatosur në Krime "vullnetarë" që mbrojnë të drejtat e rusëve etnikë. Në vitet 1990, Millosheviçi përdori saktësisht të njëjtën fjalë për të përshkruar grupe të ngjashme në Bosnje-Hercegovinë, të cilat ai pretendonte se mbronin serbët etnikë. Të dy udhëheqësit përdorin fenë për të nxitur konfliktet e tyre përkatëse dhe për të justifikuar ndërhyrjen. Mediat ruse kohët e fundit raportuan në 2014, se Manastiri i Shpellave në Kiev ishte dëmtuar. Mediat serbe në vitin 1992 po ashtu pretenduan se kishat dhe manastiret serbe ishin dëmtuar. Por ndërsa paralelet mes Putinit dhe Millosheviçit janë të pamohueshme, kjo nuk shtrihet domosdoshmërisht në mënyrën se si do të përfundojnë historitë e tyre përkatëse. Millosheviçi ishte në gjendje të vijonte lojërat e tij luftarake për tetë vjet, përpara se NATO të kthehej kundër tij në Kosovë në vitin 1999 dhe ai të rrëzohej nga një revolucion popullor një vit më vonë. Por Putin gëzon një avantazh që i mungonte Millosheviçit. Rusia, ndryshe nga Serbia, është një lojtar i madh gjeopolitik me një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, një fuqi bërthamore dhe një furnizues thelbësor i energjisë në Evropë. Nëse, pa pasuri si këto, Millosheviçi arriti të kërcënojë fqinjët e tij për tetë vjet, sa kohë do të jetë në gjendje Putini ta bëjë këtë?

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30