Top Channel/ Putin: Gati për luftë me Europën, po saboton planin e paqes
02/12/2025 22:55

Të martën në mbrëmje në Moskë u zhvillua takimi mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, me një delegacion amerikan lidhur me fundin e luftës në Ukrainë. Delegacionin e SHBA-së e udhëhoqi i dërguari i Trumpit, Steve Ëitkoff, teksa atë po e shoqëronte edhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner. Pak para takimit, Putini deklaroi për gazetarët, se Evropa po pengon përpjekjet për paqe me kërkesa, për të cilat ka deklaruar se janë të papranueshme për Rusinë. Ai po ashtu ka thënë se Rusia nuk do luftë, por nëse Evropa do, atëherë edhe Rusia është e gatshme. "Ata janë në anën e luftës. Edhe kur përpiqen gjoja të bëjnë disa ndryshime në propozimin e Trumpit, ato synojnë vetëm një gjë: të bllokojnë plotësisht të gjithë procesin e paqes. Duke vepruar kështu, ata synojnë të fajësojnë Rusinë. Ne e shohim qartë këtë. Ne nuk do ta luftojmë Evropën, e kam thënë këtë njëqind herë, por nëse Evropa papritmas do të donte të na luftonte, ne do të ishim gati menjëherë" Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se disa gjëra "duhet të përpunohen" në draftin e planit të paqes, por se "tani më shumë se kurrë, ekziston një shans për t'i dhënë fund kësaj lufte". Gjatë vizitës së tij në Irlandë, Zelensky shtoi se "është koha për të përdorur asetet ruse të ngrira në Evropë për rindërtimin e Ukrainës”. Por “Financial Times” zbuloi se "Banka Qendrore Europiane” refuzon të japë garanci për kredinë prej 140 miliardë eurosh për Ukrainën".

Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00
Top News-Protestat e dhunshme të fundjavës/ Franca nxjerr trupa ushtarake për të përforcuar Policinë
20/10 22:30
Top News- Protestat në Milano/ Italia ndryshon ligjin, 5 vite burg dhe gjoba 20 mijë euro
20/10 22:20
Top News- Rumania del nga kriza/ Votëbesohet qeveria e re, merr fund bllokada
20/10 21:53
Top News – E bllokuar mes ujit, shpëtohet familja / Përmbytje të mëdha në Spanjë, katër viktima
20/10 15:05
Top News – Masa të reja sociale në Spanjë / Qeveria reagon disa javë para zgjedhjeve
20/10 14:57
Top News – Pritet ‘fundjavë zjarri’ në Itali / 500 ushtarë në Milano, masa të rrepta sigurie në vend
20/10 14:49
Top News – Bllokuan sheshet me çadra / Portugali, policia çmonton kampet, 55 të arrestuar
20/10 14:44
Top Channel/ “Luftë guerrile” në Milano: 500 ushtarë shtesë, qeveria italiane përgatit dekretin!
20/10 14:24
Top Channel/ Bombardimet në portet ukrainase, kriza e drithit mbërrin në Itali: Çmimet rriten 24%!
20/10 14:22
Top News – Trump heton Grenell për korrupsion / Skandal në Shtëpinë e Bardhë, ‘blerje ndikimi’
20/10 14:18
Top News – Pas Francës, radha e Amerikës…!!! Kriza ‘tingëllon e njohur’ por SHBA është ‘ndryshe’
20/10 13:55
Top News – JD Vance distancohet nga Trump / Nuk pranon të mbështesë Netanyahun për rizgjedhje
20/10 13:43
Top News – Trump: Rusia ka qenë e mirë me Ukrainën / Zelenski takon Witkoff për të riparuar lidhjet
20/10 13:41
Top News – Amerikanët nuk e duan Trumpin / Mbështetja bie në nivelin më të ulët historik
20/10 13:41
Top News – Franca shpërthen, ekstremi i djathtë ngrihet/ Evropa ‘në rrezik’, zemërim para zgjedhjeve
20/10 12:24
Top Channel/ Studentët protestë në Greqi, partitë e majta dalin në mbështetje të protestave
20/10 12:19
Top Channel/ Richard Grenell në skemën e pagesave për ndikim te Presidenti? Trump urdhëron hetim!
20/10 12:16
Top Channel/Tensione të reja Trump-Zelensky: “Ne i kemi dhënë shumë Ukrainës, nuk kemi marrë asgjë”!
20/10 11:20
Top Channel /Papa i telefonon pwr marrëveshje me Rusinë, Zelensky: Trump do kapitullimin
19/10 23:27