Top News- Lopët e kokainës! Kartelet bëhen krijuese / Përdorin bagëtitë për të futur drogë në Evropë
02/12/2025 14:16

Kartelet e drogës po përdorin tani anije të mbushura me bagëti të sëmura për të kontrabanduar sasi të mëdha kokaine në Evropë. Policia nuk i sekuestron anijet sepse është një "makth logjistik" të merresh me mijëra lopë, thanë burime të inteligjencës për britaniken The Telegraph. Kushtet e këqia dhe era e tëndë në bord, me shumë nga kafshët që kanë ngordhur ose që kanë kaluar muaj duke u zhytur në jashtëqitje, i dekurajojnë oficerët të kontrollojnë anijet. Në portet e kontrolluara nga bandat Santos dhe Belem në Brazil, dhe në Kartagjenën e Kolumbisë, deri në 10,000 lopë në të njëjtën kohë ngarkohen në anijet 200 metra të gjata, sipas burimeve në Qendrën e Analizës dhe Operacioneve Detare për Narkotikët. Qendra është një grup i zbatimit të ligjit i BE-së me seli në Lisbonë që lufton trafikun e drogës nga deti. Transportuesit lundrojnë rreth Karaibeve ose Amerikës së Jugut për të mbledhur pako kokaine nga anije më të vogla, zakonisht duke mbledhur katër deri në dhjetë ton, me vlerë deri në 500 milionë euro. Burimet thanë se ekuipazhi i fsheh pakot në hambarët gjigante të anijes dhe në vende të tjera. Anijet zyrtarisht janë të destinuara për në portet e Bejrutit në Liban ose Damietta në Egjipt, ku rregulloret sanitare për bagëtinë janë më pak të rrepta se në Evropë. Megjithatë, ngarkesa më fitimprurëse e anijes është e destinuar për portet kryesore detare të Antverpit ose Roterdamit, portat e Evropës për kokainën.

Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01
Top News- Melania bën atë që se bëri Trump: Shpëton mijëra ukrainas pas negociatave me Putin
30/10 23:00
Top Channel/ I vodhën 6.3 miliardë USD, Binance gjen gjysmat e parave, arrin të ngrijë
30/10 22:55
Top Channel/ Marrëveshja Kanada-BE, thellohet bashkëpunimi tregtar dhe dixhital
30/10 22:31