Top News – SHBA të mos shpërblejë Putinin…! Paralajmëron Zelenski: Çështja e tokave më e vështira
02/12/2025 13:12

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar SHBA-në se Rusia nuk duhet të shpërblehet për pushtimin esaj, ndërsa i dërguari i paqes i Donald Trump përgatitet për bisedime me Vladimir Putinin. Me Shtëpinë e Bardhë që po rrit presionin mbi Kievin për të rënë dakord për një plan paqeje, presidenti ukrainas udhëtoi për në Paris një ditë më parë, në një përpjekje për të mbledhur mbështetje nga aleatët e tij evropianë. Ai u bashkua me Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Keir Starmer, në një bisedë telefonike të fundit me Steve Ëitkoff, përpara se i dërguari amerikan të nisej për në Moskë për të takuar presidentin rus. Duke folur më vonë në një konferencë për shtyp në kryeqytetin francez, Zelenski tha: "Ne duhet të sigurohemi që vetë Rusia të mos perceptojë asgjë që mund ta konsiderojë si shpërblim për këtë luftë." Komentet e tij erdhën mes një fluksi diplomacie të udhëhequr nga amerikanët për t'i dhënë fund pushtimit pothuajse katërvjeçar të Ukrainës nga Rusia. Zyrtarët ukrainas dhe amerikanë u takuan në Miami gjatë fundjavës dhe të hënën për të finalizuar një plan për t'i dhënë fund luftës, që mund t'i paraqitej Putinit. Të dyja palët punuan për ndryshime në një plan të mëparshëm prej 28 pikash të hartuar nga delegacioni i Shtëpisë së Bardhë, i cili do ta kishte detyruar Ukrainën të dorëzonte rajonet e saj lindore të Donbasit dhe do të kishte zbatuar kufizime të rrepta për forcat e armatosura të Kievit pas çdo armëpushimi. Të hënën, presidenti ukrainas tha: "Çështja e territorit dhe tokës është më e vështira. Ne presim një bisedë me presidentin amerikan mbi çështjet kryesore që janë mjaft sfiduese". Ai shtoi se diskutimet e tyre ishin përqendruar në "negociatat për t'i dhënë fund luftës dhe në garancitë e sigurisë".

Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01
Top News- Melania bën atë që se bëri Trump: Shpëton mijëra ukrainas pas negociatave me Putin
30/10 23:00
Top Channel/ I vodhën 6.3 miliardë USD, Binance gjen gjysmat e parave, arrin të ngrijë
30/10 22:55
Top Channel/ Marrëveshja Kanada-BE, thellohet bashkëpunimi tregtar dhe dixhital
30/10 22:31