Dy ditë pasi kreu grabitjen e filialit të një banke në Peshkopi, policia ka mundur të arrestojë autorin e ngjarjes. Jeton Bardhi është personi i cili nën kërcënimin e thikës grabiti një shumë parash e më pas u largua. Sipas informacioneve, tashmë të konfirmuara nga blutë bëhet me dije se ai ka marrë 179 mijë lekë të rinj.