Viti i ri 2022 nisi me gjashtë aksidente në vetëm pak orë në vendin tonë, ku u plagosën nëntë persona, mes tyre edhe një vajzë vetëm 5 vjeç. Në fshatin Rrile të Lezhës rreth orës 13:30 të së dielës së dy janarit, shoferi humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal. Ai u plagos, ndërsa ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.