Të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë leje qëndrimi në Greqi së cilës i ka mbaruar afati dhe ndodhen këtë fundviti në Shqipëri, duhet të pajisen me një vërtetim nga konsullata, ose ambasada greke për t’u rikthyer në vendin ku jetojnë e punojnë. Përmes një deklarate për mediat Shefi i stacionit kufitar të Kakavijës Vilson Dine, ka bërë të ditur se ky është vendimi i marrë nga autoritetet greke që në fillim të dhjetorit. Ndërkohë për kategorite e lejuara që udhëtojnë drejt Greqisë vijojnë të mbeten në fuqi kerkesat për të pasur me vete testin negativ PCR dhe dokumentin plf.