Top News – Verifikohen materialet zgjedhore/ Në 4 Kuti të QV të Beratit, konstatohen probleme
17/05/2021 23:02

Ka përfunduar shqyrtimi i materialeve zgjedhore për 24 kutitë e votimit të qarkut të Beratit, pas kërkesës së depozituar LSI që kërkonin pavlefshmëri në gjithë qarkun e Beratit. Në 4 prej tyre kutive të hapura ka pasur mungesë të dokumentacioneve, ndërkohë vendimi nga KAS pritet të merret të mërkurën, pasi përfaqësuesit e subjekteve kanë kërkuar kohë për shqyrtimin e procesverbaleve. Nga kqyrja e materialeve për Qendrën e Votimit 3275, KZAZ 65 rezulton se ka pasur një tentativë për votim të dyfishtë dhe mungon raporti i mbylljes së pajisjes së identifikimit elektronik. Ndërsa për kutinë e Qendrës së Votimit 3431, KZAZ 66 rezulton se raporti i i mbylljes së pajisjes së identifikimit elektronik mungon. Ndërsa për kutinë e QV 3446, KZAZ 66 rezulton se nuk gjendet në kuti manuali zgjedhor, procesverbali nga QV për kalimin në proces të votimit manual. Në një tjetër QV ku u konstatuan probleme 3445, rezulton se mungon raporti i hapjes dhe i mbylljes së procesit së pajisjes së identifikimit elektronik. Hapja e kutive u realizua për të marrë në cilësinë e provës së materialeve zgjedhore procesverbalet e votimit, raportin e pajisjes së identifikimit elektronik dhe regjistrin e zgjedhësve me nënshkrimet. KAS i ka lënë kohë deri të mërkurën subjekteve zgjedhore për shqyrtimin e procesverbaleve të mbajtura nga administrata e KQZ për qarkun e Beratit. KAS do të mblidhet të marttën për të shqyrtuar ankimimin për Gjirokastrën, ndërsa pritet të nisë shqyrtimi edhe për qarkun e Vlorës. Për qarkun e Gjirokastrës, nga rezultatet e procesit të kryqëzimit të të dhënave daktiloskopike rezulton se janë 73 raste të dyshimta në 21 qendra votimi: -2 raste ku i njëjti person është identifikuar dy herë,t në dy QV të ndryshme, -12 shenja gishtërinjsh të përdorura si nënshkrim biometrik për identifikimin e 70 zgjedhësve. Ndërsa për qarkun e Beratit janë identifikuar 57 raste të dyshimta: -2 raste ku i njëjti person është identifikuar dy herë, përkatësisht në dy QV të ndryshme, -19 shenja gishtërinjsh (secila shenjë është unike) të përdorura si nënshkrim biometrik për identifikimin e 53 zgjedhësve. Elvis Cefa relator i këtyre ankimimeve dha detajet e vendimmarrjes së KAS. Në kushtet kur e humbi mandatin për vetëm 77 vota, LSI i kërkoi KAS pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 24 qendra votimi qarku Berat e si pasojë përsëritjen e zgjedhjeve. Ndërsa PD kërkoi nga KAS, marrjen e provave shtesë nga SPAK, gjë që nuk u morn ë konsideratë nga KAS.

Top News- ‘Asnjë mësues nuk është kërcënuar’/ Policia: Po përhapen lajme të rreme masive në internet
22/10 13:57
Top News – Raporti për të dhunuarit. Rama: I vetmi vend në Europë që ka më shumë policë
22/10 13:53
Top Channel/ ‘Universitetet janë solidarizuar’, Biberaj për protestën: Jemi 1000 apo 2000 këtë…
22/10 13:24
Top News – Antikorrupsioni bëhet me portofol, Kuvendi miraton ndryshimet në statusin e ministrisë
22/10 13:20
Top Channel/ “Mësuesit janë kërcënuar”, Policia e Shtetit: Po tentohet përhapja e panikut…
22/10 13:03
Top Channel/ Protestuesit shembin gardhin metalik pranë Kuvendit, përballen me efektivët e FNSH
22/10 12:51
Top Channel/ Pedagogët ngrihen në protestë, bojkot mësimit, kërkesa te shkallët e Politeknikut
22/10 12:49
Top Channel/ ‘Blindohet’ Kuvendi, efektivët rrethojnë selinë e Parlamentit
22/10 12:49
Top Channel/ Policia rrethon parlamentin, pak protestues paqësorë nuk ka incidente jashtë Kuvendit
22/10 12:48
Top Channel/ Mblidhet parlamenti, Seanca e kaluar u shty për shkak të protestave të dhunshme
22/10 12:48
Top Channel/ Nis protesta e pedagogëve, vendosin të marshojnë drejt parlamentit
22/10 12:36
Top News – I mori flakë makina/Gjirokastër, ndërron jetë 37 vjeçari, pësoi djegie të rënda
22/10 12:31
Top Channel/ Vlora zgjohet nën ujë, Reshjet përmbytin rrugët, qytetarët akuzojnë kanalizimet
22/10 12:29
Top Channel/ Makina “fluturon” në kanal në Lushnje, kapërcen barrierat dhe bie 5 metra poshtë
22/10 12:29
Top Channel/ Digjet makina, ndodhi në aksin Kardhiq-Delvinë, 37-vjeçari humb jetën pas djegieve
22/10 12:25
Top News – Këlliçi nga foltorja: Edi Rama të dorëhiqet menjëherë! Parlamenti të shpërndahet
22/10 12:22
Top Channel/Bojkoti shtrihet në Shkodër, pedagogët lënë mësimin, në universitetet e tjera normalitet
22/10 12:15
Top Channel/ Pedagogët në protestë/ Lexojnë një deklaratë në shkallët e universitetit politeknik
22/10 12:11
Top Channel/ Aksident në Barbullinjë të Lushnjës, autobusi përplaset me BMW, përfundon në murin e…
22/10 12:03
Top News – 20 minuta shi përmbytin Vlorën. Bllokohen rrugët, uji arrin deri në 40 centimetra
22/10 11:47