Top News – Vendimi për detin/ Rama: Shqipëria në ‘90 beri si Greqia
26/12/2020 19:25

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar në mediat greke dhe ato shqiptare për dekretimin nga ana e Greqisë të vendimit për shtrirjen me 12 milje në detin Jon, duke i konsideruar këto informacione si pjesë e llumit nacional-folklorist. Përmes një postimi në Tëitter kreu i qeverisë i ka konsideruar , si vazhdim i shfifjes së madhe të shtitjes së detit me greqisë deklarimet e dy ditëve të fundit. “Këtë marrëzi ekstreme për përfitime politike mund ta besojnë vetëm ata që s'duan të dëgjojnë e as të kuptojnë! Pas rrëzimit të marrëveshjes famëkeqe të 2009 dhe mosmarrëveshjes që pasoi, ne kemi arritur më në fund dakordësinë me palën greke që delimitimin e kufirit tonë detar ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare! Shtrirja 12 milje e Greqisë në Jon s'ka lidhje me zonën joniane mes nesh! E drejta e 12 miljeve ushtrohet aty ku është e mundur dhe jo aty ku s'ka mundësi, siç është rasti në zonën mes nesh ku vija ndarëse do të vendoset me gjyq! Greqia e ka ushtruar këtë të drejtë së fundmi, fiks siç e ka ushtruar Shqipëria qysh në vitin 1990! Të tjerat janë dokrra”, thuhet në postimin e kreut të qeverisë. Duke vijuar argumentin e tij, Rama thotë se jetojmë në shekullin e 21 në mes të Europës ku nuk mund të shiten e blihen në fshehtësi, apo haptazi dete dhe territore . Sipas tij këto mund të ndodhin vetëm në batakun e ligësisë e të injorancës, ku llumi i Shqiptarisë gjen shesh për përsheshin e tij. Kryeministri duke iu referuar asaj çfarë ka ndodhur në vitin 1990 kur nga presidenti komunist i kohës Ramiz Alia është firmosur dekreti për ndryshimin e kufirit në territorin e e Shqipërisë, duke publikuar edhe dokumentat zyrtare. „Ja edhe dokumentat e vitit 1990 kur Shqipëria bëri fiks këtë që bëri Greqia sot dhe që është në fuqi sot e gjithë ditën në regjistrin e OKB! As pala greke s'kishte çfarë kontestonte atëherë, as ne s'kemi çfarë kontestojmë sot tek vendimi i Greqisë! Lëreni llumin në batakun e vet”, përfundon Rama postimin e tij.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00