Top News – Vendimi i apelit Italian/ Moisi Habilaj dënohet me 15 vite
18/12/2020 12:30

Gjykata e Apelit në Catania të Italisë ka dënuar me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn, trafikantin shqiptar të drogës. Gjyqtarët e Apelit të Catanias kanë lënë në fuqi vendimin e parë, duke lënë në fuqi dënimin me 15 vjet, 5 muaj dhe 10 ditë siç ishte vendosur më 19 qershor 2019 nga gjykata e shkallës së parë. Pas këtij vendimi Moisi Habilajt do t’i duhet të kthehet sërish në qeli, pasi nga muaji maj ai kishte dalë nga burgu dhe ishte me ‘arrest shtëpie’. Së bashku me Habilajn gjyq u dënuan edhe shqiptarët Meridian Sula, Nezar Seiti, si dhe 4 italianë. Dy shqiptarët e tjerë Maridiam Sulaj dhe Nezar Seiti, kanë përfituar ulje dënimi nga Apeli. Sulaj u dënua me tetë vjet ndërsa Seiti, që besohet të ishte arkëtari i organizatës dhe u ekstradua në Itali pasi u arrestua në Shqipëri, gjashtë vjet e tetë muaj. Në shkallën e parë Sulaj u dënua 8 vite e 4 muaj burg dhe Seiti 7 vite e 4 muaj burg. Moisi Habilaj është është kushëri i largët i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin u zhvillua një proces në Shqipëri. Prokurorët që hetuan çështjen Tahiri, nuk kanë arritur të identifikojnë dhe provojnë veprime konkrete të kryera me dashje nga ish-ministri Saimir Tahiri, për të ndihmuar grupin kriminal të Moisi Habilajt për trafikimin e lëndëve narkotike Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” duke e dënuar me 3 vite shërbim prove dhe ndalim të të drejtës për të ushtruar funksione publike. Tahiri e ka apeluar këtë vendim dhe tashmë çështja po shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00