Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shtroi mbrëmjen e së hënës një darkë për komunitetet e besimit katolik, ortodoksë dhe protestantë me rastin e festës së Krishtlindjes. Ai e konsideroi vitin që po lëmë pas si të jashtëzakonshëm për Tiranën. Veliaj bëri edhe një thirrje për t’i dhënë fund “armëve”, siç i quajti ai akuzat dhe sulmet politike, dhe të jemi më solidarë ndaj njeri-tjetrit, qoftë edhe në kampet kundërshtare. Kryebashkiaku ka mbyllur thirrjen duke thënë se çdo ditë në vetvete duhet të jetë si Krishtlindje dhe se me njëri-tjetrin duhet të jetojmë në armëpushim.