Top Channel/ Bllokohet harta e plazheve në Vlorë, opozita braktisi mbledhjen në këshillin bashkiak
27/02/2026 19:53

Ndërpritet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Vlorës për shkak se nuk u mblodhën votat e mjaftueshme për të miratuar rendin e ditës. Siç raporton gazetari i Top Channel Mikel Marsi, 22 pika në rendin e ditës dhe mosplotësimi i kuorumit për Komisionin Juridik kanë bërë që këshilltarët e opozitës të kundërshtojnë vijimin e mbledhjes, ndërsa në procesin e miratimit të rendit të ditës kanë vendosur të braktisin mbledhjen, duke bërë që mbledhja e këshillit të mos ketë prezencë të mjaftueshme për të plotësuar kuorumin. Për këshilltarin e opozitës, Atird Hoxha, vendosja me 22 pika në rend dite, kur çështjet për diskutim kanë rëndësi madhore, siç është “rishikimi i buxhetit”, miratimi i SHA Vlora Invest, vendosja e parkimit me pagesë për akset rrugore etj., ligjërisht, sipas Hoxhës, në Këshill lejohen deri në 10 pika në rend dite. Largimi i këshilltarëve opozitarë ka bërë që kryetarja e Këshillit Bashkiak, Elpiniqi Mërkuri, të lajmërojë një tjetër mbledhje për ditën e nesërme, me të njëjtin rend dite. Gjatë diskutimit të kryetarëve të grupeve të këshilltarëve, opozita ka sqaruar se as nesër nuk do të marrë pjesë në mbledhje nëse qëndron i njëjti rend dite. Mirëpo, lëvizja e socialistëve sjell mbetjen e prezencës së të gjithë këshilltarëve socialistë, që sjell kështu plotësim të kuorumit me 31 këshilltarë nga 51 totali.

Top Channel/ “Partizani”, dëshmitë në gjyq. Mediu dhe ish-zyrtarët flasin për pronat
09/11 19:43
Top Channel/ Rama pritet nga Macron, Takim dypalësh me presidentin e Francës
09/11 19:39
Top Channel/ Hita mohon topin akustik, kreu u policisë: Nuk pati serbë në protesta
09/11 19:35
Top Channel/ Protestat ngadalësuan ekonominë Ibrahimaj: Ndikoi dëmtimi i bizneseve
09/11 19:32
Top Channel/Forumi I Paqes në Paris, Kryeministri Rama takim dypalësh me Emmanuel Macron
09/11 19:01
Top News- Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes
09/11 18:38
Top News-‘Rasti Veliaj do ngrihet në PE’/ Eurodeputeti italian-Të respektohet prezumimi i pafajësisë
09/11 18:34
Top Channel/Trafik qëniesh njerëzore, ndalohet vëllai i Viktor Orban:“Shënjestra e vërtetë jam unë”!
09/11 16:05
Top Channel/ Politikat e emigracionit, Trump e pranon: “E rëndova dorën” me dëbimet!
09/11 16:01
Top Channel/ Ulliri me bollëk, çmimi bie. Në Elbasan vaji i ullirit shitet 400-500 lekë për litër
09/11 15:56
Top Channel/ I heqin tumorin 3.1 kg nga hunda. Ndërhyrje e rrallë kirurgjikale ndaj 71-vjeçarit
09/11 15:52
Top Channel/ Bujqësia, debat për buxhetin. 17.9 mld lekë për vitin 2027, deputetët kritikojnë fondet
09/11 15:39
Top Channel/ Çmimet rriten, rëndojnë familjet. Inflacioni arrin në 3.4% në tetor
09/11 15:36
Top Channel/ Transporti kërkon TVSH 6%. Operatorët kundër rritjes së barrës fiskale: Rrisim çmimet
09/11 15:34
Top Channel/ Vlorë, 90 qytetarë në spital. Dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm, priten analizat
09/11 15:30
Top Channel/ Opozita bojkoton “territorialen”. Reforma pa opozitën, Mazniku ofron bashkëpunim
09/11 15:27
Top Channel/ Hitaj përballet me opozitën. Deputetët kërkojnë dorëheqjen për protestat
09/11 15:23
Top News- SPAK kërkon 2 vite burg për Bener Becin! Jepet pretenca, konvertohet në shërbim prove
09/11 15:20
Top News- Nis faza dy e Territoriales/ Mungon opozita, Mazniku- Duhet gjithëpërfshirje
09/11 15:19
Top News- Gjobiten 21 protestues/ Ndëshkohen me 5000 lekë pasi bllokuan qarkullimin
09/11 15:16