Top News – ‘Do më vrasin te 313-ta’. Durim Bami kërkesë për t’u izoluar në burg tjetër
27/02/2026 17:00

Gjykata e Posaçme do të vlerësojë paraditen e së shtunës masën e sigurisë ndaj Durim Bamit, i ekstraduar mbrëmjen e së enjtes nga Dubai në akuzën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje në dëm të ish deputetit socialist, Arben Ndoka. Ende pa dalë para gjykatës, i forti i Niklës u ka dërguar një kërkesë institucioneve shqiptare të drejtësisë. Më konkretisht, 48 vjeçari i është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të mos e izoluar në burgun 313, por në një burg tjetër. “Mos më lini te paraburgimi 313, ka persona që kanë siguruar kushte dhe mjete për të më vrarë”, thotë Bami në letrën e tij. Një prej atyre që sipas hetimeve të SPAK ka bërë përpjekje që të eliminojë Durim Bamin është Emiljano Shullazi. Ky i fundit mbahet në qeli pikërisht tek burgu 313. Durim Bami del në përgjimet Sky dhe Encrochat si një prej organizatorëve të tentativës për të ekzekutuar Arben Ndokën, ish deputet i Partisë Socialiste. Sipas përgjimeve, Durim Bami ka bashkëpunuar me Xhelal Rrajën, vëllain e ish deputetit tjetër të PS, Rrahman Rraja për të ekzekutuar Arben Ndokën. Përgjimet zbulojnë se ekzekutimi i Arben Ndokës lidhej me hasmërinë e vjetër mes tyre, pasi ish deputeti i Qarkut të Lezhës kishte bërë disa tentativa për të eliminuar Durim Bamin, që e akuzonte se ishte i përfshirë në vrasjen e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka.

Top Channel/ Diskutohet projektligji për buxhetin 2027 për mjedisin, infrastrukturën dhe ekonominë
02/11 10:25
Top Channel/ Protesta në ditën e 20-të. Të rinjtë marshuan nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
01/11 23:07
Top Channel/ “Gen Z” shkund Europën. Molotovë dhe përplasje me policinë nga Franca në Gjermani
01/11 23:05
Top Channel/ Trafik i rënduar në Balldren-Milot. Fundjava sjell sërish radhë e kaos në qarkullim
01/11 22:20
Top Channel/ Aksident i trefishtë në Lushnje. Nga përplasja e mjeteve në seri u bllokua edhe rruga
01/11 22:16
Top Channel/ Iliana Yotova, fiton në Bullgari. Mund rivalin pro-perëndimor
01/11 22:15
Top Channel/ Tragjedia që përmbysi pushtetin. Në Novi Sad kërkohet vënia e drejtësisë
01/11 22:14
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top Channel/ Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, një automjet i përmbysur në rrugë, tre të lënduar
01/11 20:56
Top New- Fundjava ‘paralizon’ aksi Balldren-Milot, kolona kilometrike automjetesh
01/11 20:45
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top News- Shpërthen Erion Braçe- Jo, nuk është e vërtet që biznesi vogël do paguajë taksë
01/11 20:31
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top Channel / Kosovë, vret djalin dhe mbesën. Arrestohet 65-vjeçari, nuk dihen shkaqet
01/11 19:52
Top Channel / Rama: Administrata do monitorohet. Prezanton “Pasqyrë Albania”
01/11 19:43
Top Channel / Mielli, AKU mangësi në kontrolle. Raporti i KLSH: U importuan 2.1 mln tonë drithëra
01/11 19:35
Top Channel / Buka, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues
01/11 19:32
Top Channel/ Fluks i lartë automjetesh, trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot
01/11 18:55