Një spilë e flamurit shqiptar e vendosur në xhaketë nga deputeti Rijad Shaqiri shkaktoi debate mes tij dhe kryeministrit maqedonas, Hristjan Mickoski gjatë seancës plenare të kuvendit të Maqedonisë së Veriut, të enjten. Mickoski i kërkoi deputetit shqiptar që herë tjetër përveç flamurit shqiptar të vendoste spilën e flamurit të Maqedonisë së Veriut, duke i thënë se paguhej me taksat e qytetarëve të atij vendi. Rijad Shaqiri iu përgjigj duke i thënë se spilën me flamurin Kuqezi e kishte dhuratë nga Kryeministri i Shqipërisë.