Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit në Vlorë, ku një pronar agjensie biletarie është gjetur i vdekur. Familjarët kanë bërë denoncimin në polici ku sipas tyre 63-vjeçari Nadir Gjata është goditur dhe më pas është grabitur. “Ka goditje pas kokës dhe nuk gjendet çanta që mbante me vete” kanë deklaruar familjarët. Për këtë ngjarje Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar, ku ekspertiza mjekoligjore e hedh poshtë këtë pretendim.