Ministria e Mbrojtjes në raportimin ditor për situatën e zjarreve në vend ka deklaruar se zjarri që ka përfshirë Qafë Malin në Fushë Arrëz, po rrezikon disa shtëpi. Flakët kanë nisur në fshatin Srriqe ndërsa tani po u afrohet banesave në fshatin Armiraj. Nga ajri po operon helikopteri holandez, ndërsa nga toka po punojnë Forcat e Armatosura, zjarrfikësit e bashkisë dhe punonjës të njësisë administrative dhe shërbimit pyjor, njofton Ministria e Mbrojtjes.