Sipas Komisionerit të BE për Ekonominë, Paolo Gentiloni, vala e dytë e koronavirusit po rrezikon ekonominë në Europë, pasi "hovi i rimëkëmbjes u ndërpre”. Komisioni Europian, nuk pret më një kthim në normalitet as vitin e ardhshëm. Për vitin në vazhdim, parashikohet një rënie ekonomike e 27 vendeve anëtare të BE me rreth 7,4%, kurse për eurozonën një rënie ekonomike me 7,8%. Arsye për këtë janë ngadalësimi i rimëkëmbjes ekonomike dhe rritja e fortë e borxheve të reja. "Por prodhimi si në hapësirën e euros, ashtu edhe në BE nuk pritet të arrijë as në vitin 2022 gjendjen para pandemisë”, thotë komisioni.