Top News – Vaksinohet deputetët me Sputnik V/ Maqedonia e Veriut planifikon zbutjen e masave
23/04/2021 14:42

Në Maqedoninë e Veriut të premten ka nisur vaksinimi i deputetëve kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri të ditur se deputetët do të vaksinohen me vaksinën ruse Sputnik V. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, tha se u ka dorëzuar institucioneve shëndetësore listën me të gjithë 120 deputetët, të cilët janë njoftuar për vendin dhe kohën e vaksinimit dhe se u takon atyre të vendosin nëse do t'i përgjigjen ose jo thirrjes. "Të gjithë ata kanë të drejtë të vendosin nëse duan ose jo të vaksinohen. Atyre u është ofruar mundësia e vaksinimit dhe u takon vetë atyre të vendosin nëse duan ose jo të bëjnë këtë”, ka deklaruar Xhaferi. Sa i përket vaksinimit, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se me imunizimin e ditës së premte konsumohet dërgesa e vaksinave Sputnik V dhe më shumë se gjysma e 1,000 dozave të vaksinës kineze Sinofarm. Të hënën Maqedonia e Veriut siguroi 10,600 vaksina Pfizer ndërsa deri në fund të muajit pret edhe 10 mijë të tjera sikur edhe 200 mijë vaksina kineze Sinofarm. "Mbërritja do të përkojë me Festën e Pashkëve dhe vaksinimi do të nisë nga 4 maji, pra pas festave. Deri atëherë, të gjitha sallat sportive në gjashtë qytetet e planifikuara do të jenë gati për vaksinimin masiv", ka deklaruar Filipçe. Lidhur me situatën me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, Filipce ka thënë se përveç numrit në rënie të personave të infektuar dhe të shtruar në spital, po vërehet rënie edhe në numrin e ekzaminimeve në qendrat për koronavirus. Për lehtësimin e masave do të vendoset në fillim të javëss së ardhshme. Nga Qeveria kanë paralajmëruar hapjen e sektorit të gastronomisë si dhe shkurtimin e orës policore

Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10