Top News – Vaksinimi nis me mjekët/ Në stadium dhoma ku do kryhet procesi
25/12/2020 15:51

Vaksinimi kundër koronavirusit në vendin tonë do të nis me personelin shëndetësor të spitaleve covid. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shendëtësisë Ogerta Manastirliu takuan një grup nga personeli shendtësor dhe i falenderuan për punën e bërë deri më tani, ka bërë të ditur edhe lajmin e nisjes së procesit të vaksinimit pikërisht më këtë grup. Kreu i qeverisë th se vijojne përpjekjet për sigurimin e vaksinës dhe se për procesin e vaksinimit po bëhet gati një strukturë e posaçme tek stadiumi “Air Albania” ku do bëhet vakzinimi i stafit mjeksor. “Ju jemi shumë mirënjohës , kemi respektin më të madh. Shumë respekte një sakrificë e jashtëzakonshme, ndodh njëherë në 100 vite, por ja që ndodhi. E dimë që këto kanë qenë muaj të vështirë jeni përballur me sfida jo të vogla. Mbyllja e luftës do jetë me ceremoni. Jemi shumë afër mbyllje së një marrëveshje me disa komponentë për vaksinën, në fillim të vitit do kemi dozat e para që janë për ju, do e hidhni me short kush do e bëjë më para. Ju do vaksinoheni shumë shpejt, çështje javësh, është pak e vështirë se dhe shtete e mëdha do marrin shumë më pak se ç’kishin parashikuar. Kam folur me disa kryeministra këto ditë dhe s’po i thonë publikisht shifrat sepse informacioni që kishin ka ndryshuar për shkak të dinamikës, tani marrëveshjet bëhen shtet me shtet. Jemi afër dhe me Astrazeneca që besoj do miratohet tani, po dhe me Modernën jemi në tratativa, si dhe me shtetet të tjera. S’kemi dashur të bëjmë fjalë por jemi shumë afër, kemi besim se për ekipin e covid do jetë shumë shpejt gati gjithçka. Kemi filluar një projekt tek Air Albania stadium për vaksinat. Mendohet se mjedisi i hapur do jetë shumë më mirë dhe mendojmë se në fillim të janarit do jetë gati për të bërë procesin e vaksinimit. Hap pas hapi pastaj do vazhdojmë me grupet e prioriteteve, mësuesit, policët Kreu i qeverisë bëri të ditur se pas mbylkljes së periudhës së pandemisë do të ndërtohet godina e re e spitalit Infektiv, me nje fond te mbështetur nga Banka Botërore.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00