Rreth 50 mijë njerëz në të gjithë botën do të marrin vaksinën e universitetit të Oxfordit për të testuar sigurinë dhe efikasitetin e saj, tha profesori Endriu Pollard, pjesë e grupit që e ka zhvilluar atë. vaksina e mundshme që po zhvillohet nga oxfordi dhe kompania e ilaceve AstraZeneca, mendohet se është një nga kandidatet më të avancuara në testet klinike dhe po testohet në 10 mijë njerëz në britaninë e madhe dhe 10 mijë të tjerë në brazil dhe afrikën e jugut.