Top News – Vaksina e Modernës, prodhuesi i parë që fillon testimin tek fëmijët dhe foshnjat
17/03/2021 11:46

Kompania amerikane e ilaçeve “Moderna” tha se ka nisur studimin e vaksinës së saj kundër koronavirusit në fëmijë të moshës gjashtëmuajshe deri në 11 vjeç. Moderna është prodhuesi i parë amerikan që teston vaksinën e saj në foshnje. Kompania tha se planifikon të fusë në listën e testimit rreth 6,750 fëmijë në SHBA dhe Kanada. Rreziku që fëmijët të sëmuren rëndë nga koronavirusi është më i vogël sesa te të rriturit, por ekziston rreziku i transmetimit – veçanërisht nga adoleshentët.“Ky studim pediatrik do të na ndihmojë të vlerësojmë sigurinë dhe imunogjenitetin e mundshëm të vaksinës sonë në këtë popullatë më të re në moshë”, tha shefi ekzekutiv i kompanisë Moderna, Stephane Bancel. Edhe Moderna, edhe kompania tjetër amerikane Pfizer kanë nisur testimin e vaksinave të tyre kundër koronavirusit te fëmijët 12 vjeç e lart, vitin e kaluar. Rezultatet e këtyre testimeve nuk janë publikuar ende. Kompania britanike-suedeze, AstraZeneca, e cila po ashtu ka prodhuar vaksinë kundër koronavirusit, njoftoi se ka nisur testimet në fëmijë muajin e kaluar. Përdorimi i vaksinës AstraZeneca te të rriturit është pezulluar në disa vende evropiane dhe të tjera, pas raporteve se disa individë kanë pësuar mpiksje gjaku pas vaksinimit. Agjencia Evropiane e Barnave dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë thënë se nuk ka prova që e lidhin vaksinën me incidentet e mpiksjes së gjakut.

Top News-Gjenerali “i tmerrshëm” i Putinit vritet nga një dron ukrainas në Donetsk, Moska ‘pa krahë’
16/09 21:30
Top News – Asnjë rrjet social para moshës 13 vjeç/ Von der Leyen prezanton planin, preken dhe 15-vjeçarët
16/09 21:00
Top News – Qeni që drejtoi shtëpinë e bardhë ngordh, zi në familjen presidenciale
16/09 19:32
Top News – 40 mijë bomba njëtonëshe në Izrael / Trump ‘ndryshon mendje’, 2.8 miliardë USD armatime
16/09 17:31
Top News – Të ndalim garën e armatimit në hapësirë! Rusia paqebërëse, apel SHBA-së: Ka ende kohë
16/09 17:00
Top News – Avioni i Zelenskit në shënjestër / Rusia sulmoi Moldavinë, ‘për pak u godit nga një dron’
16/09 15:37
Top Channel/ Totali 81 vite burg: Gjykata “shfajësoi” UÇK-në: “Faji ishte individual”!
16/09 15:09
Top Channel/ Haga dënon katërshen e UCK-së: “Krime ndaj kundërshtarëve, vrasje e torture”!
16/09 15:01
Top News – Lufta në Iran, 38 miliardë dollarë / Kostoja në qiell, rritet me 3 mld USD çdo muaj
16/09 13:51
Top News – Shembet pallati, 12 viktima e 100 zhdukur / Tragjedi mes rrënojave në Gaza
16/09 13:51
Top News – Helikopteri rrëzohet mbi shtëpi / Flakë e tym mbi Los Angeles, të paktën 3 viktima
16/09 13:39
Top News – Vrasje të shënjestruara në SHBA e BE / Shërbimet ruse të inteligjencës kanë gati planet
16/09 13:36
Top News – Kanadaja ‘pranohet’ në BE / Von der Layen hap dyert: Anëtare e asociuar
16/09 13:34
Top News – Ed Sheeran braktistet nga kolegët. Artistët largohen nga turneu i tij, shkak Palestina
16/09 13:30
Top Channel/ Specialja dënon me 13 vite burg Rexhep Selimin
16/09 12:26
Top Channel/ Dënimi për Kadri Veselin, Specialja cakton 18 vite burg
16/09 12:22
Top Channel/ Vendimi për Hashim Thaçin, Specialja e dënon me 25 vite burg
16/09 12:22
Top Channel/ BE “sfidon” Trumpin, afron Kanadanë: “Të bëhet anëtarja e parë e asociuar e bllokut”!
16/09 12:08
Top Channel/ Karburantet në Gjermani çmime rekord, Merz: “Do të ndërhyjë qeveria”!
16/09 11:56
Top News – Huthit, dronë drejt Mekës / Shkatërrohet para se të arrinte qytetin e shenjtë
16/09 11:53