Japonia ka urdhëruar ushtrinë e saj të përgatitet që të rrëzojë raketa balistike të Koresë së Veriut, pasi Phenjani tha gjatë kësaj jave se është gati të lëshojë satelitin e parë të tij ushtarak të spiunazhit. Vendosja e satelitit në orbitë do të kërkonte një predhë me rreze të gjatë. Por Koresë së Veriut i ndalohet të lëshojë këto predha sepse Kombet e Bashkuara I cilësojë këto prova si teste të raketave balistike.