Top News – Urimi i kryeparlamentarit/ Të treten kujtimet e vitit të thyer
31/12/2020 13:08

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e vitit të ri 2021. Ruçi uron që pas një viti të vështirë që lamë pas, le të jetë viti 2021 një vit normal, me shëndet, gëzim e mirëqenie për të gjithë. Ai shprehet në mesazhin e tij se shqiptarët, ashtu si edhe gjithë njerëzimi, mbijetuam dhe po e mundim të keqen. “Pas një viti të vështirë që lamë pas, le të jetë viti 2021 një vit normal, me shëndet, gëzim e mirëqenie për të gjithë. 2020 u thye sa pa nisur mirë, për shkak të pandemisë që pushtoi globin. Pas dy muajve normal, dhjetë të tjerët ishin një sfidë e vështirë që ndodh njëherë në shekull. Por shqiptarët, ashtu si edhe gjithë njerëzimi, mbijetuam dhe po e mundim të keqen. Ekonomia mbijetoi në saj të sakrificave të fermerëve, ndërtuesve dhe turizmit. Sistemi shkollor mbijetoi në saj të përkushtimit të mësuesve, nxënësve, studentëve e prindërve. Sistemi shëndetësor u bë avangarda e shërbimeve publike dhe shpëtoi mijëra jetë njerëzore, në saj të titanizmit të mjekëve e infermierëve, këtyre promethenjve të shëndetit. Për të gjithë shpreh sot mirënjohjen dhe urimet e mia më të përzemërta. Dashuria njerëzore, solidariteti dhe humanizmi u shfaqën si rrallë ndonjëherë në historinë tonë dhe të njerëzimit. Të goditur, por të paepur; të mbyllur në vatrat familjare, por me zemra të hapura; të prekur në të ardhurat e kursimet, por jo në bujarinë tonë; të kufizuar nga kënaqësitë e jetës, por optimistë se po hyjmë në një vit që do të jetë i bukur sepse do të jetë normal. Le t’i lemë të treten kujtimet e vështirësive që kaluam dhe të gëzojmë se në horizont po duken ditë të bukura për të gjithë!”, shkruan në urimin e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Top News – Bie numri i lindjeve në vend/ Rënia e lindshmërisë tkurr konsumin në treg
03/07 16:27
Top News- Protestuesja e ndjek, Braçe kthehet nga rruga: Pse bërtet kështu?
03/07 16:22
Top News- Rama: Protesta ka rëndësi për ne, po mbledhim episode për ta lexuar
03/07 15:28
Top Channel/ Fermerët: Nuk po shesim/ Mungesa e tregut lë prodhimin në ara, kërkojnë ndërhyrje
03/07 15:22
Top Channel/ Përforcohet flota ajrore/ Helikopterë të rinj “Black Haqk” për luftën kundër zjarreve
03/07 15:20
Top Channel/ Rama ndan protestuesit: Shqetësimet e qytetarëve “uji i pastër” i tubimit
03/07 15:11
Top Channel/ Shtyhet gjyqi i Veliajt/ Mungon avokati, përballja me Dadon në Administrative shtyhet
03/07 15:10
Top Channel/ “Ndryshojmë Kushtetutën për SPAK”/ PS fton opozitën të zgjasë mandatin e prokurorëve
03/07 15:05
Top Channel/ Balluku, Kreu i SPAK: Hetimi vazhdon/Klodian Braho pyetet për Ballukun dhe “21 Janarin”
03/07 15:03
Top News- Dhuna ndaj gazetarëve/ Reagon AGSH dhe UGSH: Të identifikohen autorët
03/07 14:29
Top Channel/ Qytetarët sulmuan punonjësit e Policisë, Lamallari: Nuk janë protestues, por vandalë
03/07 14:22
Top Channel/ Shkolla e pare e Fluturimit, Rama: Helikopterë ‘Black Hawk’ i bashkohen Shqipërisë
03/07 14:12
Top News- Lamallari e Hita për dhunën në protestë: Nisi me goditjen e punonjësve të policisë
03/07 13:53
Top Channel/ Veliaj mbërrin në gjykatën administrative në gjyqin kundër Ols Dados
03/07 13:39
Top News- Aksion antikanabis në Divjakë e Has/ Zbulohet parcelat e hashashit, pranga babë e bir
03/07 13:33
Top Channel/ Hapet shkolla e parë e fluturimit, Rama:Mundësi e jashtëzakonshme për të rinjtë, edhe..
03/07 13:11
Top Channel/ Zjarri përfshin një banesë në Krutje të Lushnjës, flakët kanë djegur plotësisht….
03/07 13:10
Top Channel/Shkolla e Fluturimit hap një epokë të re,Forca Ajrore pajiset me dy helikopterë Bell 505
03/07 13:01
Top Channel/ Ditët të nxehta dhe me diell, temperaturat deri në 35 gradë, parashikimi i motit
03/07 12:54
Top Channel/ Pesë vite në sekuestro, familja denoncon se apartamenti jepet me qira
03/07 12:21