Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka kritikuar Kinën dhe Rusinë për “mungesë të rrezikshme të urgjencës” për të zvogëluar emetimet e tyre të karbonit. Duke folur në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën, që po mbahet në Glasgou, Obama ka thënë se është “dekurajuese” që presidenti kinez, Xi Jinping dhe ai rus, Vladimir Putin, kanë vendosur të mos jenë pjesë e organizimit.