Kryeministrja estoneze Kaja Kallas ka bëre thirrje që negociatat për hyrjen e Ukrainës në Bashkimin Evropian (BE) të fillojnë këtë vit. Kievi nisi një përpjekje për t’u bashkuar me bllokun më të pasur tregtar në botë vitin e kaluar, pas fillimit të agresionit rus. Anëtarësimi i Ukrainës ka mbështetjen e disa kryeqytete të BE-së, pavarësisht shqetësimeve se mund të duhen vite për hyrjen përfundimtare të Kieivit në union.