Ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se Ukraina nuk sheh asnjë mundësi se do të ketë më pak nidhma nga perëndimi për luftën, duke hedhur poshë një anketë të publikuar nga Shtetet e bashkuara, në të cilën thuhej se ka rënie të mbështetjes së publikut dhe u vunë në pah komentet kritike nga disa konservatorë amerikanë. Gjatë një konference për mediat në Paris, atje ku zhvilloi një takim me homologen tij franceze, Chatherine Colonna, Kuleba u shpreh se Ukraina nuk po ndjen se ka një rënie të mbështetjes nga Parlamenti Evropian.