Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i është drejtuar Parlamentit Italian duke paralajmëruar se shteti i tij është në prag të mbijetesës së luftës me Rusinë. Duke folur për vështirësitë e furnizmit ushqimor në qytetet e rrethuara ai ka paralajmëruar se Moska dëshiron të depërtojë në pjesën tjetër të Evropës. Disa qytete në Ukrainë kanë ushqim vetëm edhe për 3-4 ditë, ka njoftuar të martën agjencia “Mercy Corps”, e cila ka paralajmëruar se sistemi humanitar në Ukrainë ka rënë tërësisht, raporton CNN-i të martën.