Top Channel/ Dhëndri i Trump braktis Serbinë, Kushner heq dorë nga hoteli luksoz
15/12/2025 23:40

Jared Kushner (Xhared Kashner), dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, ka hequr dorë nga plani për ndërtimin e një hoteli luksoz në Beograd, pas polemikave dhe zhvillimeve të reja hetimore në Serbi. Lajmi është raportuar nga Ëall Street Journal. Projekti ishte parashikuar në truallin e ish-ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, e shkatërruar gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999. Kompania e Kushnerit, “Affinity Partners”, kishte planifikuar ndërtimin e një kompleksi luksoz në këtë zonë qendrore të kryeqytetit. Tërheqja vjen në të njëjtën ditë kur Prokuroria për Krimin e Organizuar ngriti aktakuzë ndaj ministrit serb të Kulturës, Nikolla Sellakoviç, për keqpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, lidhur me heqjen e statusit të pasurisë kulturore për ish-godinën. “Projektet e mëdha duhet të bashkojnë dhe jo të ndajnë”, deklaroi një zëdhënës i “Affinity Partners”, duke konfirmuar vendimin për t’u tërhequr nga projekti. Ndërkohë, Kushner ka në plan edhe një investim në Shqipëri, ku synon shndërrimin e Ishullit të Sazanit në një resort luksoz. Projekti, me vlerë 1.4 miliardë euro, është miratuar si investim strategjik. Qëllimi i projektit që do ndërtohet është transformimi i ishullit të Sazanit, i përdorur deri më tani vetëm si një baze ushtarake, në një eko-resort luksoz, pjesë e rrjetit të resorteve Aman dhe që jep shërbime hotelerie luksi për më të pasurit në botës. Resortet Aman janë të ngritura në disa shtete të botës që nga Arabia Saudite, Tailanda, Meksika, Italia, Indonesia, India e tani së fundi hartës i shtohet edhe Shqipëria.

Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43
Top Channel/ Gen Z i thotë “JO” dhunës në Gjermani, protestë paqësore: “Jo” sulmit e maskave
31/10 22:33
Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10