Ukraina ka kërkuar një armëpushim të menjëhershëm rus dhe tërheqje të trupave pasi një delegacion i Kievit mbërriti për bisedime me negociatorët rusë në ditën e pestë të agresionit të Kremlinit mbi Ukrainë. “Çështja kryesore e bisedimeve është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave nga Ukraina”, tha presidenca ukrainase në një deklaratë. Ministria e Jashtme e Rusisë tha se bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë kishin filluar, menjëherë pasi pala ukrainase tha të njëjtën gjë.