Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12/2025 15:57

Një inxhiniere gjermane u bë të shtunën përdoruesja e parë e karrocës me rrota që fluturoi në hapësirë, duke bërë një udhëtim të shkurtër me një fluturim të Blue Origin. Kompania hapësinore në pronësi të multimiliarderit amerikan Jeff Bezos nisi misionin e saj suborbital Neë Shepard në orën 8:15 të mëngjesit, nga vendi i saj i ngritjeve në Teksas. Michaela Benthaus, një inxhiniere hapësinore dhe mekatronike në Agjencinë Evropiane të Hapësirës, ishte midis pasagjerëve që kaluan vijën Karman, kufirin e njohur ndërkombëtarisht të hapësirës, gjatë fluturimit që zgjati afërsisht 10-minuta. Benthaus pësoi një dëmtim të palcës kurrizore pas një aksidenti dhe tani përdor një karrocë me rrota. "Pas aksidentit tim, me të vërtetë, e kuptova se sa e paarritshme është ende bota jonë" për njerëzit me aftësi të kufizuara, tha ajo në një video të publikuar nga kompania. "Nëse duam të jemi një shoqëri gjithëpërfshirëse, duhet të jemi gjithëpërfshirës në çdo pjesë, dhe jo vetëm në pjesët që na pëlqen të jemi", shtoi Benthaus. Raketa e vogël, plotësisht e automatizuar, u ngrit vertikalisht dhe kapsula që mbante turistët u shkëput në fluturim përpara se të zbriste butësisht përsëri në shkretëtirën e Teksasit, e ngadalësuar nga parashutat. Ishte fluturimi i 16-të me ekuipazh për Blue Origin, që për vite me radhë ka ofruar fluturime turistike hapësinore, me një cmim që nuk është publik, duke përdorur raketën e saj Neë Shepard. "Urime, Michi! Sapo frymëzove miliona njerëz të shikojnë lart dhe të imagjinojnë se çfarë është e mundur," tha shefi i ri i NASA-s, Jared Isaacman, në X.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20