Top News – UFO zhduket në oqean/ Një video e re nga marina tregon objektin misterioz
21/05/2021 15:24

Një objekt i errët lëviz në qiellin pranë një anijeje të marinës amerikane, para se papritur të kridhet në ujë dhe të zhduket. Kjo është ajo që shihety në një video të publikuar së fundmi, që tregon një objekt të paidentifikuar të pikasur pranë brigjeve të San Diegos. Një producent filmash dokumentarë, Jeremy Corbell, ka ndarë pamjet e objektit misterioz fluturues, në formë sferike, në instagram. Pentagoni më pas konfirmoi se vidoja, që besohet se është filmuar në 2019, është bërë nga personel i marinës amerikane. “Nëse kjo i përket kësaj bote apo një bote tjetër, ne nuk e dijmë”, thotë Corbell. “Është vetëm pjesë e një serie më të madhe eventesh që ne do të shohim në vijim”. E ky është në fakt më i fundit në një seri pikasjesh të objekteve fluturuese misterioze dhe të paidentifikuara. Muajin e kaluar. Corbell ndau një video të një tjetër objekti misterioz që kishte formën e një piramide të përmbysur, që fluturonte pranë një tjetër anijeje të marinës amerikane. Në fakt, pilotët kanë raportuar pikasjen e atyre që qeveria i quan fenomene ajrore të paidentifikuara, prej dekadash, me disa evente të fiksuara në video dhe të tjerë thjeshtë të raportuar nga pilotët. Pamjet më të fundit po shqyrtohen nga një task forcë qeveritare, që do të informojë kongresin muajin e ardhshëm. Sidoqoftë, detajet e këtij rasti të fundit, si edhe shumë të tjerë më herët, mund të mbeten të klasifikuar.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00