‘Forca e futbollit gjithnjë ka qenë uniteti. Kërkojmë që ky unitet të nderohet, për një lidership që të jetë në shërbim të futbollit, që të mos kërkojë ta dominojë’-ky është pozicioni i marrë nga UEFA, CONCACAF dhe AFC e shprehur në një letër të hapur që është nënshkruar nga presidentët e konfederatave evropiane, amerikanoqendrore dhe aziatike, Aleksander Ceferin, Salman Bin Ibrahim Al Khalifa dhe Victor Montigliani në lidhje me sjelljet e kohëve të fundit të FIFA e në mënyrë të veçantë të presidentit të saj Gianni Infantino.