Pas raporteve se ishte rrëmbyer, Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, mungesa e të cilit bëri të dështonte votëbesimi i Qeverisë të Maqedonisë së Veriut javën e kaluar, shpjegoi sot arsyet e tij për ndryshimin e mendimit në momentin e fundit. Ai deklaroi se për shkak të bindjeve të tij ideologjike, vendosi që të mos lejojë rrëzimin e kësaj qeverie. “Me vullnetin tim dhe vendosmëri u strehova në një vend të fshetë në ditën e votimit për mosbesimin e Qeverisë, me qëllim që të mos lejoj që për shkak të valës së rezultateve të zgjedhjeve lokale, vendi të na shkojë në drejtim që është në kundërshtim me bindjet e mia ideologjike”, tha deputeti i Lëvizjes Besa.