Top News- U kapën gjatë operacionit ‘Porosia’/Gjykata shpall të pafajshëm dy doganierët
25/10/2021 20:05

Gjykata shpalli të paligjshëm arrestimin e dy doganierëve të Durrësit, ndërsa urdhëroi lirimin e menjëhershëm të 4 personave, mes të cilëve dhe 2 doganierët. Ata u arrestuan në kuadër të operacionit “Porosia”, pas një informacioni se një furgon po tregtonte medikamente të futura kontrabandë në Durrës. Në seancën për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarve për kontrabandë medikamentesh dhe mallrash të tjera, si dhe shpërdorim detyre gjykata vlerësoi si të ligjshëm vetëm arrestimin në flagrancë të 35-vjeçarit Granit Kërxhaliu, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”. Ai u arrestua javën e kaluar në plazhin e Durrësit pasi në furgonin që drejtonte iu gjetën një sasi medikamentesh, testesh të shpejta Antigen dhe kamerash sigurie të cilat po i tregtonte pa pasur dokumentacion përkatës. Bashkë me 35-vjeçarin u arrestuan dhe pronari i furgonit, si dhe dy doganierë të Durrësit të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre, pasi nuk kishin kryer kontroll të imët në furgonin që kishte kaluar me mallra të padeklaruara në doganë. Në kushtet e mungesës së kapjes në flagrancë, gjykata e Durrësit rrëzoi kërkesën e prokurorisë për vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për pronarin e furgonit Behar Lleshi dhe dy doganierët Enkel Shehi dhe Artan Topuzi, duke e cilësuar si arrest të paligjshëm. Gjithsesi për të katërt personat nën hetim gjyqtari i seancës vendosi detyrim paraqitjeje një herë në muaj pranë policisë gjyqësore, deri në përfundim të procedimit penal ndaj tyre. Nuk dihet ende nëse organi i akuzës durrsake do e ankimojë këtë vendim të gjykatës.

Top Channel/ Aksident tragjik në Peqin/ Furgoni përplas punonjësin e pastrimit
25/09 23:35
Top News- Trump kërkon rrëzimin e avionëve rus, ambasadori i Putin: Do të ishte luftë
25/09 22:56
Top News- Ndërron jetë ish-ylli i akademisë së Arsenal, u përplas me murin gjatë ndeshjes
25/09 22:56
Top News- Çfarë fshihet pas “luftës kundër karteleve të drogës” mes SHBA-së dhe Venezuelës
25/09 22:56
Top News- Avionët luftarakë rus drejt SHBA, përgjigjet komanda amerikane me katër F-16
25/09 22:30
Top News- Humb jetën në vendin e ngjarjes/ Furgoni përplas punonjësin e pastrimit
25/09 22:07
Top News- Furgoni përplaset me kamionin/ Humb jetën punonjësi I pastrim gjelbërimit
25/09 22:05
Top Channel/ Aksident tragjik në aksin rrugor Peqin–Elbasan, humb jetën punonjësi i pastrimit
25/09 21:45
Top Channel/ Fluturimi sekret i Netanyahut, ja itinerari që ndoqi për të shmangur arrestimin
25/09 21:32
Top Channel/ Rusia mohon përfshirjen në incidentet me dronë, reagim i ashpër i Ambasadorit rus
25/09 21:32
Top Channel/ Sërish alarm, avionët e NATO-s pikasin pesë avionë luftarakë rusë pranë Danimarkës
25/09 21:32
Top Channel/ Pas deklaratës së Trump, reagon ambasadori rus: Nëse NATO prek avionët tanë, do të…
25/09 21:31
Zbulohet PAKTI i fshehtë RAMA-BERISHA/ KARA nxjerr sekretin: Qeveri plot me DEMOKRATË
25/09 20:58
Top News- E pazakontë! Aeroplani i Netanyahut ndryshon rrugë! Nga se u tremb kryeministri izraelit
25/09 20:29
Top News- Drejtësia fokus i ndërkombëtarëve/ Gonzato takon Lamallarin, VanHorn ndalet në KPL
25/09 20:27
Top Channel/ Stok rekord, Apeli do gjyqtarë! Kërkesa për KLGJ: 44 mijë dosje për 31 gjykatës
25/09 19:48
Top Channel/ Detaje tronditëse nga krimi në Durrës, pas dyshohet se fshihet një i ri nga Tivari
25/09 19:46
Top Channel/ SHBA tjetër mesazh të prerë për zgjedhjet në SPAK, Vanhorn takon Bogdanin
25/09 19:41
Top Channel/ Fruta me pesticide, tonelata në treg! U futën nga jashtë 18 tonë, por u asgjësuan vetëm…
25/09 19:38
Top News- Viktima e autori dyshohet se ishin në një lidhje, detaje nga krimi në Durrës
25/09 19:25